Lojtarët e Turqisë e festojnë barazimin me Francën me përshëndetje kontroverse ushtarake

  • 15 October 2019 - 12:00
Lojtarët e Turqisë e festojnë barazimin me Francën me përshëndetje kontroverse ushtarake

Futbollistët e Turqisë e festuan barazimin e tyre me Francën, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, duke e bërë një përshëndetje ushtarake, përkundër që ndaj tyre është hapur procedurë disiplinore nga UEFA pasi që e bënë të njëjtin veprim pas fitores kundër Shqipërisë.

UEFA e ka konfirmuar se i ka filluar procedurat disiplinore për ta ndëshkuar Turqisë, pasi këta të fundit e festuan golin e fitores në fund të ndeshjes kundër Shqipërisë duke e bërë një përshëndetje ushtarake.

Kjo përshëndetje i referohet sulmit ushtarak të forcave turke ndaj kurdëve në pjesën veriore të Sirisë. Franca është në mesin e disa vendeve që i kanë vënë sanksione Turqisë dhe i kanë dënuar veprimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sulmuesi i Evertonit, Cenk Tosun, e shënoi golin e fitores kundër Shqipërisë dhe pastaj pozoi për një foto me bashkëlojtarët e tij me përshëndetje ushtarake. Mbi foton e publikuar në Instagram, ai shkroi: “Për kombin tonë, veçanërisht për ata që po e rrezikojnë jetën e vet për kombin tonë”.

UEFA, që nuk i lejon lojtarët të bëjnë deklarata politike gjatë ndeshjeve, konfirmoi se do ta ndëshkojnë Turqisë. Mirëpo, lojtarët e Turqisë duket se nuk e morën seriozisht këtë lajmërim, pasi që e bënë të njëjtin veprim edhe pas barazimit 1:1 kundër Francës në Paris.

Faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Turqisë në Tëitter e përdori këtë foto të lojtarëve të skuadrës së tyre për ta ilustruar renditjen në Grupin H, ku lidere është Turqia, me baras pikë me Francën.

(Kosova Sot Online)