Stafi i Kosovës e kishte parashikuar dy ditë më parë fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi

  • 15 October 2019 - 13:48
Stafi i Kosovës e kishte parashikuar dy ditë më parë fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, dy ditë më parë festoi ditëlindjen e tij në kampin dardan.

E në mesin e dhuratave ndaj tij ishte edhe një ëmbëlsirë me rezultatin 2-0 në të, shkruan media.

Kjo ëmbëlsirë ishte përgatitur nga stafi i Kombëtares së Kosovës e duke e parashikuar edhe rezultatin final në të.

E pikërisht ishte rezultati 2-0 që Kosova e arriti mbrëmë ndaj malazezve me golat e Rrahmanit dhe Muriqit.

“Dua ta ripostoj këtë edhe një herë” ka shkruar Shala pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online)