Modric shpreson që Bale të qëndrojë në Madrid

  • 15 October 2019 - 15:14
Modric shpreson që Bale të qëndrojë në Madrid

Mesfushori kroat e konsideron yllin uellsian si lojtar të jashtëzakonshëm dhe shpreson që ai të vazhdojë të luajë në Madrid.

Luka Modric thotë se Gareth Bale është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Mesfushori kroat ndërkohë shpreson që ylli uellsian të mbetet në Real Madrid edhe në të ardhmen.

Së fundmi flitet se përfaqësuesi uellsian do të largohet nga “Santiago Bernabeu” për t’u rikthyer në Premierligë.

Interesim për të ka shfaqur Manchester Unitedi, por atë e do edhe Tottenhami, ku kishte luajtur më herët.

“Shpresoj që ai do të qëndrojë këtë sezon, por edhe në tjetrin me ne”, ka thënë nënkampioni i botës me Kroacinë.

Gjatë verës që shkoi Bale e kishte një ofertë të majme nga Kina, por e refuzoi atë pasi dëshiron të luajë në futbollin evropian.

(Kosova Sot Online)