Drejtori i Juventusit: Ronaldo nuk do të largohet

  • 15 October 2019 - 15:47
Drejtori i Juventusit: Ronaldo nuk do të largohet

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka insistuar se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga skuadra e kampionit në fuqi të Serisë A në të ardhmen e afërt.

Cristiano Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, pas transferimit të tij për 112 milionë euro nga Real Madridi gjatë verës së vitit 2018. Megjithatë, së fundi është spekuluar se pesë-herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Torino.

34-vjeçari i shënoi 21 gola në Serie A dhe 28 në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, ndërsa gjatë sezonit 2019/20 i ka katër.

Kur u pyet për Ronaldon – i cili e shënoi të hënën golin e 700-të në karrierën e tij, gjatë disfatës së Portugalisë me rezultat 2:1 kundër Ukrainës të hënën – Paratici e përjashtoi mundësinë e largimit të Ronaldos para fundit të kontratës.

“Ai është shumë i përqendruar në synimet e tij aktuale. Nuk besoj aspak se ai do të largohet në fund të sezonit apo më vonë”, u shpreh Fabio Paratici për  mediumet italiane sot.

“Ai e ka një kontratë me Juventusin. Ne jemi shumë të lumtur me të dhe ai është i lumtur me Juventusin”.

Humbja për Portugalisë në stadiumin “Olympic” ishte edhe e ëmbël edhe e ithët për Ronaldon, i cili tani është në mesin e pak lojtarëve që kanë arritur t’i regjistrojnë 700 gola në karrierën me klube dhe ekipin kombëtar.

“Jo të gjithë mund ta arrijnë këtë shifër. I falënderoj bashkëlojtarët e mi, kolegët e mi dhe trajnerët të cilët më kanë ndihmuar të bëhem lojtari që jam sot”, u shpreh Ronaldo, pas ndeshjes.

“Jam i zhgënjyer që nuk fituam, por jam krenar me skuadrën. Sa rekorde i kam? Nuk e di. Unë e shijoj momentin dhe i falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar ta arrijë këtë rekord mbresëlënës”.

“Rekordet vijnë natyrshëm – unë nuk i kërkoj, ato më ndjekin mua! Pa e pasur fiksim, ato vijnë natyrshëm”.

Ronaldo do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë në kuadër të kampanjës kualifikuese për EURO 2020 në nëntor – kundër Lituanisë në shtëpi dhe pastaj si mysafire kundër Luksemburgut.

(Kosova Sot Online)