Muriç: Çfarë fitore, ne vazhdojmë përpara

  • 15 tetor 2019 - 16:16
Muriç: Çfarë fitore, ne vazhdojmë përpara

Arijanet Muriç ka shfaqur siguri edhe një herë. Portieri i Kosovës e ka mbajtur të pamposhtur portën e tij në fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi. Ai e konsideron këtë si një fitore të madhe

Arijanet Muriç po e shijon çdo moment të eksperiencës së tij me Përfaqësuesen e Kosovës.

Portieri kosovar e mbajti të paprekur rrjetën e portës së tij në fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe një herë, portieri shqiptar nga Mali i Zi shfaqi siguri atëherë kur iu desh të intervenonte.

Image

Dhe, ai, njëjtë si shokët tjerë të skuadrës, beson se Kosova mund ta bëjë mrekullinë duke u kualifikuar në Euro 2020.

“Çfarë fitore. Ne vazhdojmë përpara. Urime Kosova”, ka shkruar Muriç në rrjetet sociale.

Kosova po e vazhdon ëndrrën derisa gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A me 11 pikë, një më pak se Republika Çeke, e cila është e dyta.

Pikërisht me çekët, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si finale, muajin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)