Gazeta malazeze: Në Prishtinë s’patëm gjasa, Kosova na e bëri ma zi se Anglia

  • 15 October 2019 - 17:41
Gazeta malazeze: Në Prishtinë s’patëm gjasa, Kosova na e bëri ma zi se Anglia

Gazeta e përditshme malazeze “Vijesti” e ka lartësuar paraqitje e Kombëtares së Kosovës në triumfit 2:0 kundër Malit të Zi të hënën në një ndeshje kualifikuese në Prishtinë, duke e krahasuar atë me Kombëtaren e Anglisë.

“Mali i Zi nuk e pati asnjë gjasë të fitojë në Prishtinë – u duk sikur po luanim kundër Anglisë”, është titulli i raportit të Vijestit për ndeshjen e mbrëmshme në Fadil Vokrri.

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan nga një herë në pjesën e parë, duke ia siguruar Kosovës fitoren e tretë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2020, e cila e mban atë ende në garë për kualifikim.

Por, vetëm Muriqi ka mundur të shënonte më shumë se tri herë sikur t’i shfrytëzonte mundësitë e mira në një natë magjike të skuadrës së Bernard Challandes.

Aq shumë sa pati fjalë kritikuese për Kombëtaren malazeze – e cila ende nuk e ka shijuar asnjë fitore në këtë fushatë kualifikuese dhe rrezikon të mos e shijoj fare – Vijesti pati edhe lëvdata për verdhekaltrit pas ndeshjes.

“Natyrisht se humbja ishte e pashmangshme, Kosova festoi 2:0, duke vazhduar të bëjë për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian, derisa Mali i Zi mbetet në kërkim të përgjigjeve për miliona pyetje në mungesë të cilësisë, ideve dhe agresivitetit”, shkroi Vijesti.  

“Vetëm në 45 minutat e parë kosovarët krijuan aq shumë raste para portës së ekipit tonë kombëtar saqë u duk sikur ekipi i Faruk Hadzibegic po mbrohej kundër Anglisht në stadiumin Fadil Vokrri”, vlerësoi Vijesti.

Kosova ende ka gjasa të mira për kualifikim, sepse ngel vetëm një pikë prapa vendit të dytë, Republikës së Çekisë, me të cilën do të përballet në ndeshjen e ardhshme, para se ta presë Anglinë në Fadil Vokrri. 


(Kosova Sot Online)