Pas lëndimit serioz të Sanchezit, Interi e kërkon sulmuesi francez Giroud

  • 15 October 2019 - 18:59
Pas lëndimit serioz të Sanchezit, Interi e kërkon sulmuesi francez Giroud

Interi është duke u përgatitur ta transferojë sulmuesin e palumtur të Chelsea, Olivier Giroud, pas lëndimit serioz të Alexis Sanchezit.

Interi konfirmoi sot se Alexis Sanchez – i huazuar nga Manchester United – e ka dëmtuar nyjën e këmbës së majtë dhe me gjasë do t’i nevojitet operacioni.

Sanchez u lëndua gjatë një ndeshjeje të Kombëtares së Kilit kundër Kolumbisë, si pasojë e një ndërhyrjeje të anësorit të Juventusit, Juan Cuadrado, dhe pritet të mungojë deri në tre muaj.

Lëndimi i tij e lë klubin zikaltër me shumë pak opsione në sulm, prandaj do t’i duhet ta gjejë një sulmues tjetër në afatin e ardhshëm kalimtar në janar.

Giroud është tejet i zemëruar me mungesën e minutave në Chelsea që prej transferimit nga Arsenali në janar të vitit 2018, i cili kishte qenë kërkesë e Antonio Contes.

Kontrata e tij me të kaltrit mbaron në fund të këtij sezoni, prandaj Chelsea do të pranonte ta shiste në janar.

Sipas FCInterNeës.it, Giroud dëshiron kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe pagë shumë të lartë, 8 milionë euro në vit. 

(Kosova Sot Online)