Spanja synon ta sigurojë kualifikimin në Euro 2020 ndaj Suedisë

  • 15 October 2019 - 20:15
Spanja synon ta sigurojë kualifikimin në Euro 2020 ndaj Suedisë

Spanja do të kërkojë ta sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të vitit 2020 sonte në përballje me rivalin e Grupit F sonte në Stokholm.

Spanjës i nevojitet të paktën një pikë nga kjo përballje, e cila nis në orën 20:45, për ta siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020.

Edhe Suedia është në pozitë të mirë për kualifikim, pasi radhitet e dyta me 14 pikë, katër më pak se liderja Spanja dhe një më shumë se përcjellësi i parë Rumania.

Stuhia e kuqe do të jetë pa kapitenin Sergio Ramos, i cili është i pezulluar shkaku i kartonëve.

Formacionet zyrtare:

Suedia: Robin Olsen; Mikael Lustig, Victor Lindelof, Andreas Granqvist, Pierre Bengtsson; Sebastian Larsson, Kristoffer Olsson, Albin Ekdal, Emil Forsberg; Alex Isak, Robin Quaison.

(Kosova Sot Online)