Futbollistët e Shqipërisë e festojnë si të çmendur fitoren kundër Kosovës

  • 15 October 2019 - 22:28
Futbollistët e Shqipërisë e festojnë si të çmendur fitoren kundër Kosovës

Futbollistët e Shqipërisë iu gëzuan fitores së tyre kundër vëllezërve nga Kosova aq shumë saqë festuan sikur ta kishin arritur kualifikimin në Euro 2021, edhe pse e arriten vetëm fitoren e parë në pesë ndeshje deri tani.  

Shqipëria U21 i ia shkaktoi humbjen e dytë radhazi kombëtares motër U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës disfatën në Grupin 3 kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën në Elbasan.

 

FT| Shqipëria U-21 2-1 Kosova U-21 ë Tafa, Muçolli/ Baftiu #ALBë #NeJemiNjë #EURO2021

Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Tuesday, October 15, 2019

Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe katër prapa lideres, Austrisë.

Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kuqezinjtë e merituan fitoren – të cilën po e kërkonin që pesë ndeshje –  sipas lojës që shfaqen në fushë  – por festimi i tyre në zhveshtore ishte habitës.

Kjo për shkak se gjasat e kuqezinjve janë pothuajse zero për kualifikim pas pesë ndeshjeve dhe me Kosovën në rrugë të mirë për ta arritur kualifikimin.

Kosova do të jetë nikoqire e Shqipërisë në ndeshjen kthyese në fillim të vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)