Arrestohen katër tifozë të Bullgarisë për thirrje raciste ndaj Anglisë

  • 16 October 2019 - 12:11
Arrestohen katër tifozë të Bullgarisë për thirrje raciste ndaj Anglisë

Katër tifozë bullgarë janë arrestuar për shkak të thirrjeve raciste në drejtim të futbollistë me ngjyrë në Kombëtaren e Anglisë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë.

Fitorja e Anglisë me rezultat 6:0 kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, u ndal dy herë shkaku i thirrjeve raciste nga tifozët vendas drejt futbollistëve me ngjyrë anglezë.

“Hetimet po vazhdojnë për t’i identifikuar edhe tifozët e tjerë të përfshirë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Italisë.

Të martën, presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mikhaylov, dha dorëheqje nga posti i tij, pasi që kryeministri i Bullgarisë tha se nuk do ta financojë Federatën derisa të japë dorëheqje Mikhaylov.

Federata e Futbollit e Anglisë dhe UEFA i kanë dënuar veprimet e atyre tifozëve bullgarë, përderisa presidenti i shtëpisë së futbollit të Evropës, Aleksander Ceferin, kërkoi që të ashpërsohet lufta kundër racizmit.

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov, kishte thënë pas ndeshjes se ai nuk kishte dëgjuar asnjë thirrje raciste, ndërsa para ndeshjes e kishte akuzuar Anglinë se ka problem më të madh me racizmin sesa Bullgaria.

Megjithatë, që nga atëherë, Balakov ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, duke i pranuar incidentet e së hënës dhe duke u kërkuar falje të gjithë futbollistëve anglezë që ishin ofenduar.

“Unë i dënoj të gjitha format e racizmit si sjellje të papranueshme, që janë në kundërshtim me marrëdhëniet normale njerëzore. Mendoj se kjo formë e paragjykimit duhet të groposet thellë në të kaluarën tonë”, shkroi Balakov. 

(Kosova Sot Online)