Allegri, shumë afër emërimit trajner i Man Unitedit

  • 16 October 2019 - 13:35
Allegri, shumë afër emërimit trajner i Man Unitedit

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se është shumë afër emërimit trajner i Manchester Unitedit, ku mund të ndiqet edhe nga Emre Can dhe Mario Mandzukici.

Sipas Tuttosport, negociatat mes Manchester Unitedit dhe Massimiliano Allegrit janë intensifikuar së fundi dhe italiani pritet të fitojë pagë edhe më të lartë sesa 7.5 milionë eurot që i merrte te gjiganti italian.

Gazeta shton se mund të ketë “efekt domino”, pasi që mundësia e transferimit të Mario Mandzukicit dhe Emre Can nga Juventusi po diskutohet.

Kroati Mandzukic megjithatë nuk do të jetë lojtari i vetëm të cilin Allegri dëshiron ta transferojë për ta filluar revolucionin e tij në “Old Trafford”.

Kjo pasi që Tuttusport raporton se “Old Traffordi” është shfaqur si opsion shumë i mirë për Emre Canin.

Mesfushori ka mbetur jashtë skuadrës së Zonjës së Vjetër për Ligën e Kampionëve dhe e ka shprehur publikisht pakënaqësinë për këtë gjë. Për më tepër, ai e njeh futbollin anglez, pasi që më parë ka qenë në Liverpool.

Zhvillime të mëtutjeshme pritet të ndodhin brenda dy javëve të ardhshme, kur ish-trajneri i Milanit do të duhet të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë edhe më tutje i papunë apo dëshiron ta marrë në drejtim skuadrës e Manchester Unitedit.

(Kosova Sot Online)