Ramos ia dedikon Enriques kualifikimin e Spanjës në EURO 2020

  • 16 October 2019 - 13:47
Ramos ia dedikon Enriques kualifikimin e Spanjës në EURO 2020

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, i shfrytëzoi llogaritë e tij në rrjete sociale për t’ia dedikuar kualifikimin e Kombëtares spanjolle në Kampionatin Evropian 2020 ish-trajnerit të tij në ekip kombëtar, Luis Enriques.

Qendërmbrojtësi udhëtoi me bashkëlojtarët e tij në Stokholm për ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë, përkundër që ishte i pezulluar për një ndeshje dhe nuk kishte të drejtë të luante.

“Kjo është për ty, Luis Enrique”, shkruhej në postimin e Ramosit në Instagram, bashkëngjitur me një fotografi ku kapiteni i Real Madridit shihej duke festuar me bashkëkombësit e tij.

Spanja barazoi me rezultat 1:1 mbrëmë kundër Suedisë dhe e arriti një pikë të nevojshme për ta siguruar një vend në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet verën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)