Tre xhudistë kërkojnë medalje në Botërorin e Juniorëve

  • 16 October 2019 - 14:12
Tre xhudistë kërkojnë medalje në Botërorin e Juniorëve

Tre xhudistë kosovarë: Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg) do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Juniorëve, që ka filluar sot në Marrakech të Marokut.

Flaka dhe Laura garojnë nesër, ndërsa Shpati të shtunën.

Flaka dhe Laura vijnë pas medaljeve të bronzta të fituara në Evropianin e Junioreve “Vantaa 2019”.

(Kosova Sot Online)