Zhvendosja e El Clasicos në Bernabeu: Çfarë ndodh tani

  • 16 October 2019 - 14:14
Zhvendosja e El Clasicos në Bernabeu: Çfarë ndodh tani

La Liga e ka dërguar një kërkesë në Komitetin e Garave të Federatës së Futbollit të Spanjës për ta zhvendosur përballjen mes Barcelonës dhe Real Madridit nga “Camp Nou” në “Santiago Bernabeu”. Vendimi i Komitetit të Garave ende s’është bërë i ditur.

Ndryshimi i mundshëm i stadiumit për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, më 26 tetor, është në duart e Komitetit të Garave të Federatës së Futbollit të Spanjës, Ata do të takohen të enjten, më 17 tetor, për ta diskutuar kërkesën.

Të mërkurën u propozua që ndeshja të zhvendosej në Madrid për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Barcelonës pasi liderët politikë të Katalonjës u dënuan me nëntë deri në 13 vjet burgim të hënën.

Protestat kanë shkaktuar kaos në shumë pjesë të qytetit dhe La Liga dëshiron t’i shmanget zhvillimin të “El Clasicos”, që edhe kështu ka ndikim politik, në ato rrethana në Barcelonë.

Force Majeure

La Liga i ka shkruar bordit të Federatës duke e kërkuar një ndryshim. Ata kanë kërkuar që ndryshimi të bëhet për shkak të “force majeure”, që përshkruhet si “kushti që ia pamundëson një personi apo kompania ta përmbushë një kontratë për shkak të rrethanave të paparashikueshme”.

Komiteti i Garave do të kërkojë deklarata nga të dyja klubet dhe do ta marrë vendimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo mund të ndodhë qysh të hënën apo të martën, mirëpo ata mund të nguten edhe më shumë për ta nxituar procesin. 

(Kosova Sot Online)