Prishtina – Drenica, sot luhet ndeshja e mbetur e IPKO Superligës

  • 16 October 2019 - 15:02
Prishtina – Drenica, sot luhet ndeshja e mbetur e IPKO Superligës

Prishtina dhe Drenica do të luajnë sot, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Për shkak të ruajtjes së fushës për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës, kjo ndeshje ishte shtyrë.

Prandaj, dueli në fjalë do të luhet sot duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Bardhekaltrit, vetëm fitorja do t’i mbajë afër kreut të tabelës.

Ndërkohë, Kuqezinjtë synojnë të nxjerrin rezultat të favorshëm në kryeqytet, ndërsa momentalisht gjenden në pozitën e tetë në tabelë me katër pikë më pak se prishtinasit.

Prishtina do ta ketë një orar të ngjeshur pasi do t’i zhvillojë katër ndeshje brenda 13 ditësh.

Bardhekaltrit kishin triumfuar ndaj drenicasve në katër ndeshjet e sezonit të kaluar, tri herë në kampionat dhe një herë në Kupë.

“Sezonin e kaluar kemi pasur paraqitje pozitive me Drenicën dhe shpresoj njëjtë të vazhdojmë edhe këtë edicion. Kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj pauze. Jam optimist se do të paraqitemi mirë, sepse edhe s’kemi edhe rrugë tjetër përveç fitores”, ka thënë mesfushori defanziv, Diar Miftaraj.

Ndërkohë, xhiroja e 10-të e IPKO Superligës do të nisë këtë të premte.

(Kosova Sot Online )