Pamje: Aguero bën aksident me Roverin e tij në vlerë 174.000 euro

  • 16 October 2019 - 17:14
Pamje: Aguero bën aksident me Roverin e tij në vlerë 174.000 euro

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, është përfshirë në një aksident të vogël trafiku rrugës për në stërvitje të mërkurën në mëngjes.

Argjentinasi po udhëtonte drejt qendrës stërvitore Etihad në Mançester, kur e përplasi makinën e tij luksoze, LUMMA CLR SV Range Rover Sport.

Fatmirësisht, 31-vjeçari nuk ka pësuar asnjë lëndim, por fotografitë nga vendi i ngjarjen shfaqin dëme të mëdha në makinën e tij.

(Kosova Sot Online)