Duket e pamundur, por Neymar nderohet me bust në Paris

  • 16 October 2019 - 17:57
Duket e pamundur, por Neymar nderohet me bust në Paris

Në verë, kur e kërkoi me ngulm kalimin në Barcelonë, mund të jetë dukur e pamundur, por sulmuesi i Paris Saint-Germainit Neymar është nderuar me një bust në kryeqytetin francez.

Nga kjo e mërkurë deri më 14 nëntor, një bust me imazhin e përfaqësuesit të Brazilit Neymar, do të shfaqet në Hotel George V në Paris.

Imazhi i tij është dizajnuar nga artisti brazilian Marcos Marin dhe është pjesë e një ekspozite prej 50 skulpturave, prej të cilave 20 janë dizajnuar nga Marin.

“E bëra këtë vepër për Kupën e Botës 2014 në Rusi dhe nuk kam mundur ta lë jashtë Parisit”, ka thënë Marin për Le Parisien.

Neymar ka pasur një vit të mjegullt, i cili nisi me një lëndim të rëndë në këmbë dhe si pasojë mungoi gjatë për PSG-në dhe pastaj u përfshi në një sagë të madhe verore, kur u raportua se e kërkonte largimin nga Parisi me Real Madridin dhe Barcelonën të interesuara për të.

Thashethemet nuk u materializuan asnjëherë, megjithatë, me PSG-në që ngurroi ta shiste.

(Kosova Sot Online)