Messi: Liga e Kampionëve e veçantë, ama La Liga më e rëndësishme

  • 16 October 2019 - 18:16
Messi: Liga e Kampionëve e veçantë, ama La Liga më e rëndësishme

Lionel Messi ka këmbëngulur se për Barcelonën La Liga është më e rëndësishme sesa Liga e Kampionëve, edhe pse e ka pranuar se në klub diskutojnë shumë për këtë të fundit.

Duke folur të mërkurën në Barcelonë, pasi u shpërblye me çmimin e gjashtë rekord të Kupës së Artë, apo golashënuesit më të mirë të vitit në pesë ligat kryesore evropiane, Messi tha se Barcelona nuk është klub që lufton vetëm për një trofe.

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës Messi i shënoi 36 gola në vetëm 34 ndeshje të zhvilluara në ligë gjatë sezonit 2018/19 – gjithsej 51 gola në 50 ndeshje në të gjitha garat – përderisa katalonasit arritën ta fitojnë titullin e La Ligës.

Barça ka qenë e suksesshme në ligë në vitet e fundit, por ka dështuar plotësisht në Champions që prej vitit 2015, kur e fitoi për herë të fundit.

 “Edhe pse ne flasim shumë për Ligën e Kampionëve në Barcelonë, ne kurrë s’e harrojmë ligën dhe kupën”, tha Messi pasi u shpërblye me çmimin nga MARCA.

Liga e Kampionëve është diçka e veçantë natyrisht, por liga është gjëja më e rëndësishme. Ne synojmë çdo trofe”, shtoi Mesi.

(Kosova Sot Online)