Messi e feston 15-vjetorin e tij në Barçë me këpucë të veçanta prej ari

  • 16 October 2019 - 18:27
Messi e feston 15-vjetorin e tij në Barçë me këpucë të veçanta prej ari

Lionel Messi do ta shënojnë 15-vjetorin e debutimit me Barcelonën me një palë këpucësh të veçanta, të dizajnuara nga firma e mirënjohur e veshmbathjes, Adidas.

Më 16 tetor 2004, Messi debutoi për Barcelonën në derbin kundër Espanyol duke u futur në lojë nga stoli në vend të Decos.

Në atë botë, argjentinasi nuk ishte asgjë më shumë se një lojtar i ekipit të rinjve, por tani ai është ndër më të mirët në histori të futbollit, nëse jo më i miri.

Messi ka pasur një karrierë të paparë në Barçë, plot suksese, trofe ekiporë dhe çmime individuale.

Gjatë kësaj kohe, 32-vjeçari është bashkuar me Adidasin, firmën e cila sot ia ka dizajnuar një palë këpucësh të personalizuara. Messi do t’i mbathtë ato për ta shënuar debutimin e tij me Barçën. 


(Kosova Sot Online)