Operohet Sanchez, mungon tre muaj

  • 16 October 2019 - 18:39
Operohet Sanchez, mungon tre muaj

Interi do të jetë pa Alexis Sanchez për tre muaj, prandaj i riu Sebastiano Esposito nuk do të jetë pjesë e kipit kombëtar U17 të Italisë.

Sanchez u lëndua gjatë një ndeshjeje të Kombëtares së Kilit kundër Kolumbisë, si pasojë e një ndërhyrjeje të anësorit të Juventusit, Juan Cuadrado.

Interi ka konfirmuar përmes një komunikate në uebsajtin e klubit se sulmuesi i huazuar nga Manchester Unitedi u operua me sukses në nyjën e këmbës së majtë të mërkurën.

Kiliani nuk do të rikthehet para pushimit dimëror, prandaj Esposito pritet të qëndrojë në klub për ta zëvendësuar atë, duke qenë se Interi e ka vetëm Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin në sulm.


(Kosova Sot Online)