Reagon Qeveria e Spanjës për El Clasicon Barcelona – Real Madrid

  • 16 October 2019 - 21:40
Reagon Qeveria e Spanjës për El Clasicon Barcelona – Real Madrid

Qeveria e Spanjës e ka kundërshtar zhvillimin e El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou më 26 tetor, duke thënë se duke e parë gjendjen e sigurisë, është e paarsyeshme që ndeshja të luhet në Barcelonë.

La Liga i kërkoi Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF) ta zhvendosë El Clasicon në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, për shkak të krizës së vazhdueshme politike në Katalonjë.

Në Barcelonë janë duke u zhvilluar protesta të mëdha pasi nëntë politikanë katalonas morën dënime të gjata me burgim për rolin e tyre në referendumin e Katalonjës për pavarësim nga Spanja më 2017.

“Ne mendojmë se, duke e parë sesi po shkojnë gjërat, në konsultim me La Ligën dhe RFEF-në, nuk është e arsyeshme që ndeshja të zhvillohet siç është paraparë, për shkak të gjendjes së sigurisë”, thuhet në reagimin e qeverisë spanjolle.

Edhe klubi i Barcelonës e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës supreme të Spanjës për dënimin me burgim të liderëve katalonas.

Ndeshja mes Barçës dhe Realit është e paraparë të luhet të shtunën në orën 13:00, më 26 tetor, në Camp Nou.


(Kosova Sot Online)