Rekord: 90 mijë shikues për miqësoren mes anglezeve dhe gjermaneve

  • 16 October 2019 - 22:12
Rekord: 90 mijë shikues për miqësoren mes anglezeve dhe gjermaneve

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore mes Kombëtares së vashave të Anglisë dhe Kombëtares së vashave të Gjermanisë, e cila do të zhvillohet më 9 nëntor në stadiumin me kapacitet prej 90 mijë ulëse,  Wembley në Londër, ka konfirmuar Federata e Futbollit e Anglisë.

Ky do të jetë një rekord i ri absolut për ekipin kombëtar të tri luaneshave, dyfish më i mirë se rekordi i deritanishëm i një ndeshjeje të vashave angleze, të cilat ishin përcjellë nga 45.619 tifozë në një ndeshje, po ashtu kundër Gjermanisë, në nëntor të vitit 2014.

Por jo vetëm kaq. Sepse 90 mijë shikuesit që pritet të jenë prezentë në Wembley për këtë ndeshje, do ta thyejë edhe rekordin e deritashëm botëror, prej 80.023 tifozëve, nga ndeshja finale për medaljen e artë mes vashave të Kombëtares së SHBA-së dhe vashave të Kombëtares së Japonisë në Lojërat Olimpike 2012 në Wembley.

Rekordi aktual zyrtar për një ndeshje të vashave, megjithatë, është 90.125 shikues nga finalja e Kupës së Botës 1999 në Pasadena, Kaliforni.


(Kosova Sot Online)