Interi synon rikthimin e bujshëm, Zlatan Ibrahimoviç

  • 17 October 2019 - 11:22
Interi synon rikthimin e bujshëm, Zlatan Ibrahimoviç

Për momentin Antonio Conte ka vetëm tre sulmues në dispozicion dhe një Sebastiano Espozito që është vetëm 17 vjeç.

Ndaj, gjuetia për një sulmues tjetër sapo ka nisur në shtëpinë e zikaltërve.

Në axhendën e Bepe Marotës dhe Piero Auzilios ka shumë emra sulmuesish, ndër ta edhe ai i Zlatan Ibrahimoviç.

Suedezi ka qenë edhe më parë pjesë e Interit, duke fituar tri kampionate rresht me zikaltrit, përpara se të kalonte te Barcelona.

Pasi përfundoi aventurën më Amerikë me Los Axhelos Galaksi, Ibra mund të rikthehet në Itali si një lojtar i lirë, çka do të thotë se nuk do t’u kushtonte asnjë qindarkë italianëve, të cilët duhet të bien dakord vetëm për pagën e tij, e cila nuk do të ishte një problem për Interin.

Contes do t’i pëlqente shumë të kishte në skuadër një lojtar me eksperiencë si të Ibrës, që e njeh shumë mirë kampionatin italian.

Por, në garë për suedezin janë edhe skuadra të tjera.

Në Serinë A, Fiorentina ka shfaqur gjithashtu interes për lojtarin.

Presidenca vjollcë kërkon të afrojë në skuadër lojtarë të tjerë me emër, përveç atyre që ka.

Kujtojmë se në këtë sezon për skuadrën e Montelës luajnë lojtarë si Frank Riberi dhe Kevin Princ Boateng.

Ndërkohë, Interi nuk i ka hedhur sytë vetëm nga Ibrahimoviç, por edhe nga sulmues të tjerë.

Kështu, Mario Mandzukic dhe Oliver Giroud janë dy lojtarët e tjerë në listën e Marotës që nuk kërkon kurrsesi të lërë pa sulmues alternativ Antonio Conten në këtë fazë të sezonit.

Interi renditet në vendin e dytë në Serinë A, me 6 fitore dhe 1 humbje.

Objektivi është i qartë për 18 herë kampionët e Serisë A, të rikthejnë në skuadër titullin, i cili me ardhjen e Contes duket se është më se i arritshëm për ta.

(Kosova Sot Online)