Ozil ndihet i pashpresë në Arsenal: Jam gati të luaj

  • 17 October 2019 - 12:47
Ozil ndihet i pashpresë në Arsenal: Jam gati të luaj

Mesut Ozil ka thënë se po ndihet i pashpresë përderisa po e shikon Arsenalin nga stoli e tribunat, mirëpo ka premtuar se do të arrijë të kthehet në formacionin e parë të trajnerit Unai Emery duke shtuar se është gati të luajë.

Unai Emery e ka përdorur mesfushorin 31-vjeçar të Arsenalin vetëm në dy nga 11 ndeshjet e “Topçinjve” këtë sezon, që do të thotë se gjermani ka luajtur vetëm 142 minuta në fushë.

Për shkak të kësaj janë ngritur dyshime për të ardhmen e tij në klub dhe Ozili e ka pranuar se nuk është i kënaqur që ka mbetur jashtë skuadrës së parë, mirëpo thotë se është gati të ketë ndikim më të madh nëse i kërkohet një gjë e tillë.

“Natyrisht që është zhgënjyese. Por, si futbollist profesionist, unë duhet ta respektoj vendimin e trajnerit”, ka thënë Ozil, në një intervistë të dhënë për The Athletic.

“Të mos qenët i përfshirë, të shikoj nga shtëpia, kjo më ka bërë të ndihem i pashpresë. Unë dua të jem pjesë e skuadrës, dua t’u ndihmoj bashkëlojtarëve të kenë sukses. Nuk po stërvitem gjatë gjithë kohës për asgjë, jam gati të luaj”.

“Kjo nuk duhet të ketë të bëjë asgjë me mua ose trajnerin, vetëm me klubin. Unë jam i gatshëm të jap gjithçka, të jem i përgatitur dhe i përqendruar dhe jam duke u stërvitur shumë për të qenë gati”.

Pasi Ozili mbeti jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Standard Liege, që londinezët e fituan me rezultat 4:0, Emery sugjeroi se gjermani u la jashtë pasi që lojtarët e tjerë e meritojnë më shumë një vend në formacion. 

(Kosova Sot Online)