Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Liverpooli, mungojnë Gerrard dhe Coutinho

  • 17 October 2019 - 13:55
Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Liverpooli, mungojnë Gerrard dhe Coutinho

Portali i njohur Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të dekadës te Liverpooli, ku nuk mungojnë edhe befasitë.

Me afrimin e vitit 2020, Goal ka vendosur të zgjedhë lojtarët më të mirë që kanë luajtur për Los Blancos gjatë 10 viteve të fundit. Në portë është braziliani Alisson Becker që ka fituar vendin para spanjollit Pepe Reina. Mbrojtja përbëhet nga futbollistët aktual, ku në krahë luajnë Andry Robertson dhe Trent Alexander-Arnold, ndërsa në qendër Virgil Van Dijk dhe Joel Matip.

Befasia e madhe gjendet në mesfushë, ku mungon legjenda Steven Gerrard, ndërsa vend kanë zënë Jordan Henderson dhe Fabinho. Në sulm, Roberto Firmino ka fituar një vend para bashkëkombësit të tij, Philippe Coutinho, ndërsa Mohamed Salah dhe Sadio Mane luajnë përkrah Luis Suarezit në qendër.

Disa nga lojtarët e rëndësishëm që kanë mbetur jashtë formacionit janë: Steven Gerrard, Philippe Coutinho, James Milneer, Jamie Carragher dhe Georgino Wijnaldum.

(Kosova Sot Online )