Ibra, Mandzukic e Keita, në radar të Interit

  • 17 October 2019 - 14:10
Ibra, Mandzukic e Keita, në radar të Interit

Nerazzurri” po planifikojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit, mbi të gjitha në repartin e sulmit

Interi po planifikon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lëndimi i Alexis Sanchezit, i cili do të mungojë deri në tre muaj, por edhe forma jo e mirë fizike e Romelu Lukakut, e ka shtyrë klubin italian të mendojë për t’u përforcuar në fazën e sulmit.

Prandaj, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se “Nerazzurri” ia kanë mësyrë sulmuesit në largim të Juventusit, Mario Mandukic.

Gjithashtu, Interi po e mendon një rikthim të papritur të Zlatan Ibrahimovicit, i cili luan në Los Angeles Galaxy.

E objektivi i tretë i klubit nga Serie A është Keita Balde, i cili aktualisht është pjesë e Monacos.

Ky i fundit do të ishte objektivi më i lehtë i arritshëm, duke e pasur parasysh se sezonin e kaluar ka luajtur pikërisht tek ekipi Zikaltër.

Interi po e synon këtë sezon titullin e kampionit në Serie A.

(Kosova Sot Online )