Drejtori i Sassuolos: Barça e dëshiroi Sensin, por ishte më i shpejtë

  • 17 October 2019 - 15:20
Drejtori i Sassuolos: Barça e dëshiroi Sensin, por ishte më i shpejtë

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka zbuluar se Barcelona e kishte kërkuar mesfushorin Stefano Sensi, por Interi ishte treguar më i shpejtë në sigurimin e shërbimeve të italianit.

Profili i Sensit si mesfushor i shkurtër dhe shumë i mirë me topin në këmbë, i kishte lënë përshtypje Barçës, por Carnevali shpjegoi sesi Interi ishte siguruar ta mbyllë marrëveshjen me shpejtësi para se gjiganti spanjoll ta materializonte interesimin për të.

“Kur shkova në Barcelonë për të biseduar për Marlon, nëjri prej udhëheqësve të Barçës më pyeti për Sensin”, tha Carnevali për Corriere dello Sport. 

“Ata dinin për të dhe e vëzhgonin, por Interi u tregua i shpejtë. Ne e mbyllem marrëveshjen të premten, pas një takimi të shkurtër, me Antonio Conten që ishte prezent po ashtu”, shtoi ai.

“Të hënën pasuese, do ta kisha pasur një takim të rëndësishëm me një klub të huaj…”, theksoi ai.

Sensi iu bashkua Interit përfundimit si lojtar i huazuar për një sezon, me opsion për zikaltrit për ta blerë nga Sassuolo.

24-vjeçari ka shpërthyer në San Siro, duke i shënuar tri gola në shtatë paraqitjet e tij të para por mbresëlënëse për zikaltrit në Serie A.

(Kosova Sot Online)