Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë në Botërorin e juniorëve

  • 17 October 2019 - 15:39
Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë në Botërorin e juniorëve

Në Kampionatin Botëror për Juniorë që po mbahet në Marrakesh të Marokos, sot garuan Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).

Laura Fazliu do të ndeshet për medalje të bronztë, pas 4 fitoreve dhe 1 humbje.

Fazliu në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianen Nicolle D Isanto.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Kazakistani Krisitina Sotnikova.

Fazliu në ndeshjen e tretë mposhti poashtu me Wazaari dhe Ippon polaken Natalia Kropska.

Në çerekfinale ajo humbi me Wazaari nga serbja Anja Obradovic, kështu ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Laura në repasazh mposhti me Ippon garuesen gjermane Annabelle Winzig.

Fazliu pë medalje të bronztë takohet me garuesen nga Çekia Renata Zachova.

Flaka Loxha në ndeshjen e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon amerikanen Mariah Holguin.

Në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari nga koreania Mimi Huh, dhe nuk iu dha mundësia të vazhdonte garën tutje. 

(Kosova Sot Online)