Ronaldo do të jetë i fortë edhe kur të jetë 40 vjeç!

  • 17 October 2019 - 16:14
Ronaldo do të jetë i fortë edhe kur të jetë 40 vjeç!

Ish-përgatitësi fizik i yllit portugez beson se “CR7” e ka një karrierë të gjatë përpara

Cristiano Ronaldo i ka edhe disa vite të mira karriere përpara.

Ylli portugez është 34 vjeç dhe të gjithë flasin se ai po shkon drejt fundit të karrierës.

Mirëpo, Valter Di Salvo, ish-përgatitës fizik i portugezit në Manchester United dhe Real Madrid, beson se portugezi nuk do të dorëzohet lehtë.

“Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40 vjeçare”, ka thënë Di Salvo për të përditshmen italiane, “Tuttosport”.

Ai e ka zbuluar edhe njërin prej sekreteve që ylli i Juventusit, edhe pse është 34 vjeç, është në mesin e më të mirëve të botës, së bashku me Lionel Messin.

“Aspekti mental është vendimtar. Ky aspekt i tij nuk mund të krahasohet me të lojtarëve të tjerë. Karakteristikat e tij ia mundësojnë të shënojë ende shumë gola dhe në mënyra të ndryshme. Fizikisht është mirë, e menaxhon trupin e tij në mënyrë maestrale”, ka përfunduar Di Salvo.

Ronaldo është njëri prej sportistëve me fizikusin më të mirë në botë. 


(Kosova Sot Online)