“Dua ta luaj El Clasicon në shtëpi, lojtarët duan gjithashtu”

  • 17 October 2019 - 17:22
“Dua ta luaj El Clasicon në shtëpi, lojtarët duan gjithashtu”

Barcelona nuk dëshiron që “El Clasico” e parë të zhvendoset në “Santiago Bernabeu”.

Për shkak të protestave të vazhdueshme në Barcelonë, mediat spanjolle raportuan se për arsye sigurie, ndeshja e 26 tetorit mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo që ishte paraparë të luhet në Madrid, do të luhej në “Camp Nou” në vitin 2020.

Mirëpo, këtë nuk e duan në shtëpinë e Barcelonës.

“Dua të luaj në “Camp Nou”, lojtarët duan gjithashtu”, u përgjigj shkurt Valverde sipas të cilit, ka edhe shumë ditë përpara për të parë nëse situata në Barcelonë do të qetësohet.

(Kosova Sot Online)