Allegri: Mandzukic është lojtar special, shumë kanë pritur që te Juve do të dështoja

  • 17 October 2019 - 17:40
Allegri: Mandzukic është lojtar special, shumë kanë pritur që te Juve do të dështoja

Max Allegri thotë se shumë njerëz kanë pritur që ai të dështojë te Juventusi, ndërsa e kujton Mario Mandzukicin si një lojtar special.

Allegri kishte ardhur ta zëvendësojë Antonio Conten te Juve në vitin 2014, por ai vazhdoi të fitojë edhe pesë tituj të kampionit, duke luajtur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve.

“Më pëlqen ta sfidoj veten time dhe kur arrita në Juve, pas viteve të Contes, shumë menduan se do të thyhesha dhe digjesha”.

“Nëse doni të bëni gjithçka vetë, nuk do të arrini askund. Nuk mund të jem mjek, fizioterapeut dhe trajner i palestrës, njëherësh. Unë nuk i kam të gjitha këto aftësi. Parimi im ka qenë gjithmonë të rrethohem me njerëz inteligjent”. 

“Edhe si lojtar u përpoqa të mësoja nga shokët e mi të skuadrës. Trajneri duhet të krijojë një atmosferë harmonie për të punuar”.

“Të ndajnë përgjegjësitë me të tjerët dhe zgjidhim problemet së bashku. Unë dëgjoj më shumë sesa flas”, ka thënë fillimisht Allegri.

Allegri foli edhe për Mandzukicin që me Maurizio Sarri nuk po luan dhe nuk është lojtar kryesor siç ka qenë me të.

“Ai është shembulli i një lojtari special. Ai më dha shumë hapësirë ëpër manovrim”.

“Ai shpesh ndryshonte skuadrat, por tani ai është në sezonin e tij të pestë me Juventus dhe kjo është një nga arritjet e mia më të mëdha”, ka thënë Allegri.

(Kosova Sot Online)