Milani dhe Interi kanë vendosur, San Siro i ri do ndërtohet në San Siro!

  • 17 October 2019 - 20:55
Milani dhe Interi kanë vendosur, San Siro i ri do ndërtohet në San Siro!

Milani dhe Interi shkojnë përpara sëbashku, shumë kompaktë dhe me objektivin për të ndërtuar stadiumin e ri në zonën ku ndodhet aktualisht San Siro i vjetër.

Këtë zgjedhje e kanë shpejguar përfaqësuesit e dy klubeve të cilët në pallatin Marino kanë takuar  specialistë të ndryshëm të  komunës së Milanos të cilët janë thirrur për të vlerësuar projektin.

Dy klubet e kanë bërë tashmë propozimin e tyre dhe alternativa e vetme sipas tyre është të ndërtohet një San Siro i ri në San Siro. 


(Kosova Sot Online)