Guardiola nuk do ta shiste as për 500 milionë euro, shikoni çfarë bën magjiku Foden!

  • 17 October 2019 - 22:51
Guardiola nuk do ta shiste as për 500 milionë euro, shikoni çfarë bën magjiku Foden!

“Nuk kam parë një lojtar me të majtë brilante që nga koha e Leo Messi”, këto ishin fjalët e Guardiolës pothuajse dy vite më parë për Phil Foden.

Talenti 19-vjeçar pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, edhe pse nuk i ka dhuruar shumë minuta.

Për të konfirmuar se ende e do mesfushorin anglez, ditë më para tha “nuk do ta shisja as për 500 milionë euro”, dhe duket se ka të drejtë.

Në ndeshjen e Anglisë U-21 me Austrinë U-21, Foden tregoi me vepra se pse Guardiola nuk do të hiqte dorë nga ai as për miliona e miliona. Ajo çfarë bën me topin me të majtën magjike, është thjesht e fantastike.

(Kosova Sot Online)