Liverpooli i gatshëm të dëgjojë ofertat për Lallanan

  • 18 October 2019 - 09:02
Liverpooli i gatshëm të dëgjojë ofertat për Lallanan

Liverpooli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin Adam Lallana në afatin kalimtar të janarit.

Lallana është një nga të preferuarit e menaxherit Jurgen Klopp , por me konkurrencën e madhe për një vend në formacion, veçanërisht në mesfushë, shanset e tij janë të kufizuara. Ai ka luajtur vetëm një lojë për skuadrën e Liverpoolit në këtë sezon, dhe atë në një ndeshje në Carabao Cup.Sipas mediumit Football Insider, 31-vjeçari anglez mund të largohet në këtë afat kalimtar të dimrit apo në verë. 

Reds mund të aktivizojnë një klauzolë për të zgjatur marrëveshjen e tij, e cila skadon këtë verë, për një vit tjetër, por si duket nuk janë të interesuar.

Një shitje në dimër është e mundur, por më shumë në verë pasi klubi mund të mos dëshirojë të dobësojë mesfushën e skuadrës së Klopp. 

(Kosova Sot Online )