Laura Fazliu fiton të bronztën në Botërorin për juniorë

  • 18 October 2019 - 09:19
Laura Fazliu fiton të bronztën në Botërorin për juniorë

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos për juniorë.

Ajo mposhti në luftën për të bronztën, çeken Renata Zachova, për t’u pajisur me medalje në kategorinë deri 63 kilogramë. Kujtojmë se sot u eliminua në kategorinë 57 kilogramë xhudistja Flaka Loxha, e cila në ndeshjen e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e mposhti me Ippon amerikanen Mariah Holguin.

Por, humbi meçin e dytë me Wazaari nga koreanja Mimi Huh.

Të shtunën në këtë Botëror garon edhe Shpati Zekaj.

(Kosova Sot Online )