Marquez: Messi u zemërua shumë me mua, Guardiola ndërhyri

  • 18 October 2019 - 11:28
Marquez: Messi u zemërua shumë me mua, Guardiola ndërhyri

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Rafa Marquez, e ka kujtuar ditën kur e kishte zemëruar shumë Lionel  Messin gjatë një seance stërvitore.

Ish-futbollisti meksikan ka zbuluar se ai e kishte zemëruar as shumë Lionel Messin, saqë Pep Guardiola ishte detyruar të ndërhyjë për ta qetësuar sulmuesin argjentinas.

“Po e luanim një ndeshje në stërvitje, shtatë kundër shtatë, dhe Leo ishte pjesë e skuadrës time. Ai e dribloi një lojtar, dy, tre, u kthye dhe i dribloi të gjithë ata sërish”, ka thënë Marquez për Fox Sports.

“Ai nuk e lëshoi topin për asnjë moment, deri kur i bërtita unë: “Leo, pasoje topin!”. Ai u zemërua aq shumë saqë filloi të na bërtasë neve. Aty filloi një debat deri kur Pepi e ndaloi atë dhe i kërkoi të qetësohej”.

“Pepi shkoi drejt te Leo sepse unë kisha pozitë më të madhe në skuadër në atë kohë, pasi që unë kisha më shumë përvojë, ndërsa Messi ishte vetëm një i ri në skuadër”.

Marquez vazhdoi duke i kujtuar momentet kur e kishte parë Messin duke i bërë hapat e parë në futbollin profesionist.

“Ne veçse po dëgjonim shumë për Leon në zhveshtore. Ne dëgjonim se ai po i shkatërronte të gjithë në Barcelona B dhe se ishte Diego Maradona i ri. Ishte spektakolare ta shikosh atë duke u rritur nga afër”, shtoi Marquez.

Qendërmbrojtësi Marquez – i cili vlerësohet si njëri ndër futbollistët meksikanë më të mirë në histori – i kaloi shtatë vjet në Barcelonë, 2003-2010. Gjatë kësaj periudhe ai i bëri 163 paraqitje për katalonasit, duke kontribuar edhe në sulm me nëntë golat e tij.

(Kosova Sot Online)