Van Dijku: Ndeshjet me Unitedin s’janë më të mëdhatë për Liverpoolin më

  • 18 October 2019 - 11:47
Van Dijku: Ndeshjet me Unitedin s’janë më të mëdhatë për Liverpoolin më

Virgil Van Dijku insiston se ndeshjet kundër Manchester Unitedin s’janë më më të rëndësishmet në një sezon të Liverpoolit, pasi që ai i vlerëson më shumë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato vendimtare për titullin e kampionit.

Lideri i Premierligës do të tentojë ta ruajë dhe ta vazhdojë ecurinë e jashtëzakonshme në këtë sezon të ri – kur skuadra e Jurgen Kloppit ka arritur të sigurojë fitore në të gjitha ndeshjet – edhe në përballjen me Manchester Unitedin në Old Trafford të dielën.

Tetë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Premierliga ia kanë dhënë djemve të Kloppit epërsinë prej tetë pikësh në kreun e tabelës nga Manchester City, që radhitet në pozitën e dytë. Ndërsa, “Djajtë e kuq” po vuajnë duke u radhitur në pozitën e 12-të.

Takimet e mëparshme mes këtyre dy rivalëve janë konsideruar si derbit më të mëdhenj të një sezoni në Angli, mirëpo tani Liverpooli ka synim trofe të mëdha dhe mbrojtësi Van Dijk beson se më s’janë ndeshjet kundër Unitedit më të rëndësishmet.

“Ky derbi është shumë i madh, por është edhe më i madh për tifozët. Mendoj se të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë po kaq të mëdha. Atmosfera para ndeshjes është më e madhe sesa në disa ndeshje të tjera, por nuk mendoj se është ndeshja më e madhe e sezonit”, ka thënë Van Dijk.

“Ndeshjet e mëdha janë ato në Ligën e Kampionëve dhe ato të cilat mund të na ndihmojnë ta fitojmë titullin e Premierligës”.

Manchester Unitedit, që pësoi disfatë me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Neëcastle Unitedit në xhiron e fundit, pritet t’i mungojnë dy yjet e skuadrës për këtë përballje – portieri David de Gea dhe mesfushori Paul Pogba.

(Kosova Sot Online)