IPKO Superliga rikthehet me tri ndeshjet e sotme

  • 18 October 2019 - 12:31
IPKO Superliga rikthehet me tri ndeshjet e sotme

IPKO Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshjet e para të xhiros së 10-të. Dy ndeshje pritet të jenë mjaft interesante, ajo në mes të Feronikelit me Gjilanin dhe Llapi – Trepça ‘89

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, është koha për IPKO Superligë, shkruan  media.

Sot do të fillojë xhiroja e 10-të e elitës së futbollit kosovar, ku pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante.

Sot do të luhen tri ndeshje, ndërsa vëmendja do të jetë në duelet Feronikeli – Gjilani dhe Llapi – Trepça ’89.

Ndërkaq, loja e tretë e sotme është ajo në mes të Dukagjinit dhe Vushtrrisë.

Të shtunën zhvillohet një ndeshje e të dielën dy të tjera.

Pa diskutim, përballja më e madhe e kësaj xhiroje është ajo në mes të Dritës dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 14:00. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e dhjetë

SSK1 E premte 14:00 Feronikeli – Gjilani

SSK2 E premte 14:00 Llapi – Trepça ‘89

SSK3 E premte 14:00 Dukagjini – Vushtrria

SSK3 E shtunë 14:00 Flamurtari – Drenica

SSK1 E diel 14:00 Ferizaj – Prishtina

SSK2 E diel 14:00 Drita – Ballkani

(Kosova Sot Online)