Barcelona propozon datën e re për zhvillimin e El Clasicos

  • 18 October 2019 - 14:20
Barcelona propozon datën e re për zhvillimin e El Clasicos

Pas shtyrjes së El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), tani klubi katalunas ka propozuar një datë të re.

RFEF vendosi sot (e premte) gjatë ditës që të shtyj El Clasicon e parë të sezonit, e cila ishte e paraparë të zhvillohet me 26 tetor në Camp Nou.

Shtyrja e ndeshjes erdhi pasi drejtuesit e futbollit spanjoll e vlerësuan si të pasigurt pas protestave të fundit në Kataluni.

Pas kësaj shtyrje ka reaguar Barcelona, e cila ka treguar se ishte që kjo ndeshje të zhvillohet në ditën e paraparë, por pasi është vendosur për shtyrje ka propozuar një datë të re.“Të enjten Klubi njoftoi (RFEF) për vendimin e tij për të thënë ‘jo’ për të luajtur ndeshjen në Stadiumin Santiago Bernabeu, siç u propozua nga La Liga”.

“Dëshira e Klubit ishte që të luante El Clasicon në Camp Nou më 26 tetor, data dhe ora e dakorduar më parë dhe federata u informua me shkrim për këtë”.

“Klubi ka besimin maksimal në qëndrimin qytetar dhe paqësor të anëtarëve dhe tifozëve të tij, të cilët gjithmonë shprehen në mënyrë shembullore në Camp Nou”.“Sidoqoftë, pasi të ketë marrë vendimin e RFEF për të shtyrë ndeshjen duke përmendur “rrethana të jashtëzakonshme” dhe duke pasur parasysh që u takon klubeve të bien dakord për një datë të re për ndeshjen para të hënës, klubi jonë do të propozojë datën 18 dhjetor”.

“Klubit i vjen keq për shqetësimin që kjo shtyrje mund të shkaktojë tek anëtarët, tifozët e klubit dhe tani ka filluar hapat e nevojshëm për kthimin e parave nga e hëna 21 tetor për biletat e blera tashmë”, thuhet një njoftimin e Barcelonës.

(Kosova Sot Online )