Trajneri i Shqipërisë U-21: Kosova s’do t’i afrohej zonës tonë pa Kastratin

  • 18 October 2019 - 14:33
Trajneri i Shqipërisë U-21: Kosova s’do t’i afrohej zonës tonë pa Kastratin

Alban Bushi, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, U-21, i ftuar në emisionin “Pressing” në Abc News ka folur në lidhje me ndeshjen e fituar ndaj Kosovës U-21 me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”.

Shqipëria U21 i ia shkaktoi humbjen e dytë radhazi kombëtares motër U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës disfatën në Grupin 3 kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën në Elbasan.

Kuqezinjtë e merituan fitoren – të cilën po e kërkonin që pesë ndeshje –  sipas lojës që shfaqen në fushë  – por festimi i tyre në zhveshtore ishte habitës. Kjo për shkak se gjasat e kuqezinjve janë pothuajse zero për kualifikim pas pesë ndeshjeve dhe me Kosovën në rrugë të mirë për ta arritur kualifikimin.

Ndryshe nga ajo që trajneri i Kosovës, Rafet Prekazi, do të deklaronte (“Kosova ishte superiore dhe dominoi Shqipërinë, që nuk bëri asgjë”, Bushi tha: 

“Kosova ka një ekip të fortë. Në pjesën e dytë ishte më mirë, por në pjesën e parë e dominuam ne dhe humbëm 4 raste të pastra dhe të sigurta për gol. Unë mund të them këtë. Nëse Kosova nuk do e kishte Lirim Kastratin, as që do i afrohej 16-shes së Shqipërisë. Ndryshe nga ne, që po e qarkullonim topin dhe lojën tonë”.

Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe katër prapa lideres, Austrisë.

Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kosova do të jetë nikoqire e Shqipërisë në ndeshjen kthyese në fillim të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online )