Shkëmbehen Eriksen – Rabiot?

  • 18 October 2019 - 14:37
Shkëmbehen Eriksen – Rabiot?

Tottenhami dhe Juventusi janë duke e menduar ndërrimin e mesfushorëve të tyre në afatin kalimtar të janarit

Tottenhami dhe Juventusi janë duke e menduar shkëmbimin e mesfushorëve të tyre.

Me këtë rast, Spurs janë të gatshëm t’ua japin Bardhezinjve Christian Eriksenin në këmbim të Adrien Rabiotit.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, Calciomercato.

Mesfushori danez e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Londra dhe ai po e kalon vitin e fundit të kontratës tek nënkampioni i Evropës.

E Tottenhami, për të mos e humbur pa para verën e ardhshme, po planifikon ta shesë apo ta shkëmbejë atë gjatë janarit.

Në anën tjetër, Rabiot nuk e ka gjetur veten sa duhet në Torino, ku u transferua pa para, pasi i kishte skaduar kontrata me Paris Saint-Germainin.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që këta dy futbollistë të shkëmbehen në afatin kalimtar të janarit.

(Kosova Sot Online )