Juventusi është i gatshëm t’ju ofrojë kontrata të reja për..

  • 18 October 2019 - 16:30
Juventusi është i gatshëm t’ju ofrojë kontrata të reja për..

Blaise Matuidi dhe Juan Ciadrado e kanë të ardhmen tek Juventusi. Bianconeri po planifikojnë t’ua vazhdojnë atyre kontratat, të cilat iu skadojnë verën e ardhshme.

Juventusi është i gatshëm t’ju ofrojë kontrata të reja Blaise Matuidit dhe Juan Ciadrados, shkruan portali italian Calciomercato.

Të dy futbollistët do të jenë lojtarë të lirë kur t’ju skadojë kontrata verën e ardhshme, por Bianconeri nuk dëshirojnë t’i humbin dy prej lojtarëve kyç.

Maduidi është 33 vjeç dhe ka luajtur në shtatë ndeshje të Juventusit këtë sezon.

Ndërkaq, Cuadrado, 31 vjeç i ka zhvilluar gjashtë takime këtë edicion me Bardhezinjtë.

Trajneri Maurizio Sarri llogarit në shërbimet e tyre edhe sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)