E konfirmon Zidane, Reali pa Modric, Kroos, Bale e Vasquez kundër Mallorcas

  • 18 October 2019 - 16:56
E konfirmon Zidane, Reali pa Modric, Kroos, Bale e Vasquez kundër Mallorcas

Modric, Kroos, Bale e Vasquez nuk ia kanë dalë që të rikuperohen për ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë të shtunën me Mallorcën.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane.

Ani pse Kroos u stërvit gjatë ditës së sotme me pjesën tjetër të skuadrës, Zidane e ka lënë në shtëpi, s’dëshiron të rrezikojë me gjermanin, derisa që të gjithë do të luftojnë me kohën për të qenë gati për ndeshjen e së martës në Champions League, kundër Galatasaray.

“Do të përballemi kundër ekipit që fatkeqësisht janë ku janë në tabelë. Modric, Bale, Kroos dhe Lucas Vázquez s’do të udhëtojnë me ne. Për trajnerin gjithmonë është probleme kur ka mungesa, por kemi lojtarë të tjerë të gatshëm dhe do të mundohemi të paraqitemi sa më mirë”, deklaroi Zidane. 

(Kosova Sot Online)