“Man United mezi pret ndeshjen me ne? Duhet të sigurohemi se është një keqkuptim”

  • 18 October 2019 - 17:45
“Man United mezi pret ndeshjen me ne? Duhet të sigurohemi se është një keqkuptim”

Jürgen Klopp është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Manchester Unitedin.

“Djajtë e Kuq” janë në krizë të rezultateve dhe sipas Ole Gunnar Solskajer, ‘Redsat” janë kundërshtar i mirë për ta dhe se ndeshja me Liverpoolin është mundësi e mirë për të gjetur rrugën te rezultatet pozitive.

Sido që të jetë, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Jurgen Klopp, i cili është përgjigjur në mënyrën e tij si gjithmonë. 

“Ata (Man Utd) thanë që ne jemi kundërshtar i përsosur për ta. Unë nuk mendoj se ka shumë skuadra që do të dëshironin të luanin për momentin ndaj nesh, duket që Man Utd janë skuadra e vetme që dëshirojnë. Ne duhet të sigurohemi se është një keqkuptim”, u shpreh Kloppi.

(Kosova Sot Online)