Sarri jep të tjera sinjale, e shtyn Mandzukicin drejt Unitedit
Maurizio Sarri nuk ka mundur t’iu ik pyetjeve për të ardhmen e Mario Mandzukic në konferencë për media para ndeshjes me Bolognan.
Raportohet se ish sulmuesi i Bayern Munich dhe Atletico Madrid është rrugës për t’u transferuar në Angli te Manchester United.
Lidhur me këtë çështje, numri një i stolit të Juventusit, foli shkurt, me fjalët e tij që nuk kanë shumë nevojë për koment.
“Mario Mandzukic nuk po stërvitet me ne, për këtë gjë ka rënë dakord me klubin”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)