Gattuso më donte te Milan-i, klubi nuk më la të luaja

  • 18 October 2019 - 18:56
Gattuso më donte te Milan-i, klubi nuk më la të luaja

Ish-mesfushori i Milan-it, Andrea Bertolacci, blerja e re e Sampdoria-s, ka folur për "Secolo XIX" për të kaluarën dhe të tashmen e tij:

"Tifozët e Genoa-s më kanë befasuar, nuk kam marrë asnjë fyerje. Kam dhënë gjithçka për ata, tani është e drejtë që të jap gjithçka për një klub që më ka dashur me të vërtetë", ka thënë Bertolacci.

"Do të lë fushën të flasë, do të bëj gjithçka është e mundur për të nderuar Samp-in. Presidenti më ka kërkuar dhe kjo është një shenjë vlerësimi. Ma kishte premtuar disa vite më parë gjatë një fluturimi për në Romë".

"Çfarë ndodhi te Milan-i? Nuk kam patur asnjë problem me Gattuso-n. Isha në vitin e fundit të kontratës dhe nuk kam luajtur sepse kështu donte klubi. Jam stërvitur me buzëqeshje dhe kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë".

(Kosova Sot Online)