Pas tradhtisë së shekullit, Maksi Lopez e falënderon Icardin që ia hoqi qafe, reagon Wanda Nara

  • 18 October 2019 - 19:39
Pas tradhtisë së shekullit, Maksi Lopez e falënderon Icardin që ia hoqi qafe, reagon Wanda Nara

Në botën e futbollit thuajse gjithmonë përbëjnë lajm deklaratat e Maxi Lopez, Mauro Icardi dhe Wanda Nara, kur është fjala për lidhjen e pazakontë ndërmjet tyre.

Wanda ka qenë e martuar me Lopez, në kohën kur Icardi ishte shok skuadre me të dhe më pas ia kishte marrë bashkëshorten shokut të tij të skuadrës, me të cilën më vonë u martua dhe ka edhe fëmijë.

Ndërkohë, në një deklaratë më të fundit për Club 947, Maxi ka thënë se ia ka falur Mauros, për më shumë e ka falënderuar atë që e ka marrë Wandan me veten. 

Por bukuroshja argjentinase nuk e ka lënë me kaq; Wanda ka bërë një postim në rrjetet sociale që më tepër ngjan me një thumb për ish-bashkëshortin.

“Respekti është si paratë: Mund ta kërkosh, por është më mirë që ta fitosh”, ka shkruar 32-vjeçarja në një mbishkrim në InstaStory.

(Kosova Sot Online)