Pochettino ua mbyll derën gjigantëve evropianë për Eriksenin

  • 18 October 2019 - 20:49
Pochettino ua mbyll derën gjigantëve evropianë për Eriksenin

Një numër i klubeve më të mirë evropiane janë në treg duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit danez, Christian Eriksen të Tottenham Hotspur.

Kontrata e Eriksen me Spurs skadon verën e ardhshme, në verën e vitit 2020, por disa klube e duan që në janar.

Juventus, Inter dhe Real Madrid janë disa nga klubet kryesore që janë në garë për mesfushorin.

Sidoqoftë, duke folur për media, trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino ia ka mbyllur dyert çdo dalje të mundshme për lojtarin në afatin e janarit.

“Unë besoj se nuk do të ketë ndryshime në skuadër, besoj në ata që janë këtu”, deklaroi ai.

Eriksen pritet të qëndrojë në klubi të paktën deri verës, me mundësinë që lojtari të nënshkruajë një kontratë të re,  por gjasat janë të pakta.

(Kosova Sot Online)