ZYRTARE: UEFA vendos për ndeshjen Kosova – Rusia

  • 18 October 2019 - 21:12
ZYRTARE: UEFA vendos për ndeshjen Kosova – Rusia

Nuk do të ketë më ndeshje në nivelin e përfaqësuesve, por edhe ekipeve në mes të Kosovës dhe Rusisë.

UEFA ka vendosur që të mos i lejojë të luhen takimet ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Kosovës dhe Rusisë, deri në një vendim të radhës.

Vendimi është komunikuar sot nga Paneli i Emergjencave të UEFA-s përmes një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të këtij institucioni më i lart evropian i futbollit.

“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë në ndeshje ndërmjet ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli i emergjencave ka vendosur që ekipet nga këto dy shtete, më nuk mund të shortohen kundër njëra tjetrës në asnjë garë të ardhshme të UEFA-s, deri në një vendim të radhës”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

UEFA ka shqyrtuar se ndeshjet e parapara mes femrave për kualifikimet e euro 2021 do të luhen, por në terene neutrale, ajo që është shtyrë e që ishte paraparë të luhej me 4 tetor si dhe sfida me 9 qershor në vitin 2020.

(Kosova Sot Online)