Zyrtare: Matip i Liverpoolit deri më 2024

  • 18 October 2019 - 22:22
Zyrtare: Matip i Liverpoolit deri më 2024

Mbrojtësi Joel Matip do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2024.

Këtë e ka konfirmuar kampioni i Evropës përmes faqes zyrtare.

“Joel Matip ka nënshkruar sot kontratë afatgjate me klubin e Liverpoolit. Qendërmbrojtësi nënshkroi kontratën e re pasditen e së premtes në Melwood”, thuhet në konfirmimin e klubit anglez. 

Matip ka deklaruar se është ndjenjë fantastike që do të jetë pjesë e këtij klubi për kohë të gjatë.

28-vjeçari është pjesë e “Redsave” që nga viti 2016.

Ai ka bërë 107 paraqitje për “Redsat” në të gjitha garat, ka shënuar 5 gola.

(Kosova Sot Online)